“Pas censit, bizneset do rishikojnë objektivat” – Preçi: Të mos vonohen të dhënat, publikimet të jenë periodike
Të dhënat e censit të popullsisë dhe banesave do të ndikojë në rishikimin e objektivave të biznesit”.
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi thotë për TV SCAN se çdo plan biznesi bazohet në numrin e konsumatorëve, ndaj konfirmimi i këtyre të dhënave e bën biznesin një nga përfituesit e këtij procesi.
Preçi shton se sfidë mbetet saktësia e të dhënave.
Paralelisht, eksperti i bën thirrje Institutit të Statistikave të mos vonojë publikimin e të dhënave, duke marrë në konsideratë edhe shtyrjen 2-vjeçare që iu bë procesit për shkak të pandemisë.
Ola Mitre /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.