Platforma “etransport”, si do aksesohen biletat e autobusëve – Gonxhe: Janë pajisur dhe operatorët në terren, zbatimi në 2023
Që prej fillimit të vitit 2023 qytetarët të cilët do të udhëtojnë me linjat ndërqytetase do të kenë mundësi që të pajisen me biletat e reja që do të tërhiqen nga platforma e transport si online por edhe fizikisht në pikat e terminaleve.
Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe për Scan Tv zbulon se ky projekt është në përfundim teksa janë lidhur edhe marrëveshjet me operatorët e linjave në terren.
Në konferencën e zhvilluar për prezantimin e kësaj platforme, kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha se ky shërbim do të bëhet më i plotë me finalizimin e dy terminaleve në kryeqytet.
Platforma eTransport do të jetë e mundësueshme online ku do të tregoj të gjitha terminalet, linjat e autobusave në dispozicion, oraret në të gjitha vendet e Shqipërisë.
Gjithashtu në bashkëpunim me ministrin e Turizmit kjo platformë do të publikojë edhe aktivitetet në qytete të ndryshme me qëllim rritjen e numrit të vizitorëve.
Marinela Lina/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.