Policia, operacione ndaj dyqaneve për kontrabandë/ Bllokohen 5 në Durrës, sekuestrohen 2 kilogram flori
Policia e Shtetit vijon serinë e operacioneve ndaj subjekteve tregtare për të evidentuar kontrabandën. Referuar njoftimit zyrtar, Policia po ushtron kontrolle të pandërprera në çdo subjekt tregtar për të goditur paligjshmëritë në fushën e krimit ekonomik.
Në Durrës, është finalizuar plani operacional i koduar “Five”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës.
Sipas policisë, janë evidentuar dhe goditur 5 raste të tregtimit të mallrave të kontrabanduara dhe janë proceduar penalisht pronarët e dyqaneve.
Po ashtu, janë sekuestruar rreth 2 kg flori, veshje të ndryshme dhe pajisje elektrike, të dyshuara të kontrabanduara.
Lexo edhe:
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.