Prokurimet, “hallka e këputur” e qeverisë – Tatimet dhe doganat me shkeljet më të larta, 5 milionë euro dëm në buxhet

Sistemi i prokurimeve vijon të jetë hallka më e dobët e administratës shtetërore, ku janë janë identifikuar numri më i madh i shkeljeve te procedurave të prokurimit publik. Po ashtu në fushën e tatim taksave dhe doganave kanë rezultuar më një numër të konsiderueshëm të devijimeve dhe shkeljeve të cilat kanë sjellë dhe efekt financiar negativ.
Shkeljet financiare kanë shkaktuar një efekt total negativ në buxhetin e shtetit në masën e 593 milionë lekëve apo e pëkthyer në valutë, në afro 5 milionë euro.
Referuar gjetjeve të raportit mbi Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik në Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme për vitin 2021, i publikuar së fundmi, për vitin që lam pas rreth 29 % e dëmit është konstatuar në tatime, taksa dhe rreth 20% në administrim prone dhe pasurie shtetërore.
Ndërkohë prokurimet publike zënë 13 për qind, apo 79 milionë lekë. Të tjera sisteme ku paraqitet nivel i larë i gjetjeve dhe në nënsistemet përkatëse përfshijnë: sistemi i pagave dhe shpërblimeve, administrimi i aseteve planifikimi buxhetit dhe sisteme te tjera operacionale sipas natyrës së subjekteve të audituara. Për vlerën e dëmit të shkaktuar, në raport bëhet me dije se, është kërkuar rikuperimi i shumës dhe ndjekja e arkëtimit deri në zhdëmtimin e plotë.
Krahas, janë dhënë rekomandime për forcimin e kontrolleve dhe procedurave me qëllim parandalimin e përsëritjes të këtyre rasteve në të ardhmen.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.