Pse Kina bllokoi zonën përreth mega fabrikës së iPhone?!
Zona Ekonomike e Aeroportit Zhengzhou, e cila është shtëpia e objektit më të madh të prodhimit të iPhone të Apple në pronësi të kontraktorit Foxconn, njoftoi për vendosjen e menjëhershme të një bllokimi deri më 9 nëntor në përpjekje për të frenuar përhapjen e një shpërthimi Covid-19.
Të gjithë banorëve të zonës do të ndalohen të dalin, ndërsa do të lejohen të qarkullojnë vetëm mjetet e autorizuara, thuhet në njoftimin e autoriteteve vendore.
Shënimi nuk specifikon zbatimin e masave për Foxconn, fabrika e së cilës ka funksionuar javët e fundit mes pakënaqësisë së punëtorëve për shtrëngimet anti-Covid.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.