Punësimi dhe pagat në Greqi – Oferta për personel me aftësi të ulëta dhe pagë minimale

Greqia mbetet prapa ekonomive më të përparuara për sa i përket ofrimit të vendeve të punës me një pagë të mirë të përshtatshëm për profesionistë të aftë. Fenomeni është konfirmuar nga burime të ndryshme për mediat vendase por dhe ato të huaja.
Nga ana tjetër ofertat për vende pune që kërkojnë pak aftësi dhe për të cilat ofrohet pagë e ulët janë rritur shumë në përgjithësi në vendet anëtare të Orgamizatës për bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – OECD, por vendi që shënon rekord në këtë fushë është Greqia. Dhe ofertat për punë të nivelit të mesëm dhe që kërkojnë njerëz shumë të aftë, të paguar mirë, kanë rënë ndjeshëm jo vetëm si përqindje por dhe në terma absolutë.
Ndërsa tre deri në katër vitet e fundit shihen si vite rimëkëmbjeje ekonomike në vend, shumë pak sektorë, si industria, ndërtimi dhe disa shërbime, po ofrojnë vende pune.
Mungesa e vendeve cilësore të punës është përballuar në disa mënyra: njerëz shumë të kualifikuar që vijnë nga jashtë vendit për një kohë të kufizuar, kryesisht të rinj; sipërmarrje me të vetëpunësuar ose biznese me produktivitet dhe efikasitet të ulët; dhe së fundi largimi nga tregu i punës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.