Mungon infrastruktura – Të rinjtë, peticion Kuvendit: Monitoroni zbatimin e ligjit për personat me aftësi të kufizuar

Të rinjtë, i kërkojnë Kuvendit të zbatojë detyrimet ligjore mbi kontrollin parlamentar, për të monitoruar zbatimin e ligjit “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar”.
Mungesa e infrastrukturës së nevojshme ka detyruar nxënësit e gjimnazit “Havzi Nela” në Kukës të hartojnë një peticion, duke u asistuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ndërkohë që juristi pranë KSHH, Erdion Maçolli shpjegon se shqetësimi ekziston edhe në qytete të tjerë të vendit.
Paralelisht, Maçolli thekson rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në proceset demokratike të vendimmarrjes.
Peticioni do të depozitohet në Kuvend në javët në vijim.
Më herët, edhe Komiteti për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në OKB i ka tërhequr vëmendjen qeverisë shqiptare, në lidhje me mungesën e një plani kombëtar gjithëpërfshirës mbi heqjen e barrierave mjedisore dhe infrastrukturore në shërbimet publike, si dhe mungesën e të dhënave mbi aplikimin e penaliteteve administrative dhe financiare për mosplotësimin e standardeve të aksesueshmërisë, duke përfshirë ndërtesat e vjetra në shërbim të publikut.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.