Rriten pensionet private me 4.700 anëtarë të rinj – Raporti/ Totali i investimeve kalon 50 milionë euro, dominohet nga femrat

Fondet e pensioneve private kanë vijuar trendin rritës të shënuar që prej fillimit të vitit 2022. Rritje ka shënuar si numri i pjesëmarrëse në këto fonde, ashtu sasie e parave të investuara në to, për të siguruar të radhura shtesë me mbërritjen e moshës së pensionit.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar të dhënat e tregut të pensioneve private vullnetare, ku ushtrojnë aktivitetin e tyre katër fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.06.2022 tregon një total asetesh neto prej 5,1 miliardë lekë, afërisht 51 milionë dollarë, dhe me një rritje prej 542.40 milionë lekë, më shumë se 5 milionë dollarë, ( ose 11.83%) krahasuar me 31.12.2021. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.06.2022 rezultoi 35,700 anëtarë duke shënuar një rritje prej 6.34 % krahasuar me 31.12.2021.
Për t’u shënuar është se numri i anëtarëve të skemave të pemnsioneve private është shtuar me 4.700 që prej fillimit të viti, duke parë se në fund të vitit 2021 numri total i anëtarëve ishte rreth 31 mijë.
Ndërkohë që janë femrat ato që vijojnë të dominojnë numrin e anëtarëve të përfshirë në katër fondet e pensioneve që operojnë në Shqipëri. Në fund të qershorit, numri i anëtarëve femra të fondeve është 18,304, me rritje prej 5.35% krahasuar me dhjetor 2021. Më të pakët janë anëtarët meshkuj të fondeve, megjithëse me rritje më të madhe se femrat në pjesëmarrje për gjashtë muajt e parë të vitit. Numri i anëtarëve meshkuj në qershor rezulton 17,396, me rritje prej 7.41% krahasuar me vitin 2021.
Rritje ka shënuar edhe numri i paketave që ofrojnë fondet. Ndërsa në fund të vitit 2021 numëroheshin në total 282 plane, ato janë rritur me 8.87% gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti duke shkuar në 307.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.