Qarkullim pa probleme në akset kombëtare – ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë
Pas reshjeve të shumta të dëborës gjatë fundjavës, problem për qarkullimin mbeten ngricat. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Ndërkohë, temperaturat kanë qenë të ulëta, deri në -7 në zonat malore.
Sipas ARRSH, grupet e mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave. Gjatë ditës së sotme qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale
ARRSH u kujton drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.