QTU e Fondacioni Mane, mbështetës të Down Syndrome Albania – Terapi bashkëkohore, plane edukimi individuale. Rezultatet të prekshme për fëmijët
QTU dhe Fondacioni Mane, mbështetës afatgjatë të Down Syndrome Albania, ofrojnë ndihmë thelbësore për trajtimin e fëmijëve ne qendrën terapeutike të Down Syndrome Albania.
Ndër të tjera, stafi i punonjësve te QTU është po ashtu i angazhuar në këtë nisme duke organizuar dhe aktivitete argëtuese te herëpashershme duke treguar qe bashkëpunimi mund të krijojë ndryshime të mëdha. Ky angazhim vazhdon me synimin për të ndihmuar dhe për të sjellë risi pozitive në komunitetin e Down Syndrome Albania.
Fëmijët u mbështetën me terapinë ABA, pasi kjo metodë thekson se sjelljet e dëshiruara mund të mësohen përmes një sistemi shpërblimesh dhe pasojash. Stafi i Down Syndrome Albania hartoi Planin e Edukimit Individual, ku pasqyrohen të gjitha objektivat e fëmijës në bazë të nevojave që ai ka.
Nëpërmjet kësaj terapie, fëmijët kanë përmirësuar aftësitë e tyre kognjitive, socializimit, verbale duke maksimailizuar kështu potencialin e tyre dhe rritur pavarësinë në proceseset e autonomise personale.
Progresi i fëmijëve dhe mbështetja psikologjike kanë ndikuar në reduktimin e stresit në familje, përmirësimin e dinamikave të saj dhe zhvillimin e një perspektive për të ardhmen.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.