Rama, në Konferencën e Donatorëve: ‘Më të mirën për të nderuar detyrimin tonë ndaj miqve tanë dhe popullit ukrainas’!
Kryeministri Edi Rama iu adresua Konferencës së Donatorëve për Ukrainën në sesionin e posaçëm, ku kryetarët e shteteve dhe qeverive u bënë pjesë e mbështetjes për Ukrainës përmes kontributit dhe angazhimit të shteteve përkatëse. Në këtë konferencë donatorësh Shqipëria synon të kontribuojë me 1 milionë euro.
Ndërkohë Kryeministri Rama theksoi se, deri në fund, Shqipëria do të bëjë më të mirën në mbështetje dhe përkrahje të popullit mik të Ukrainës. Sipas tij, Shqipëria po jep kontributin për organizimin e takimeve dhe hartimin e dokumenteve lidhur me luftën dhe në mbështetje të plotë të Ukrainës.
Nga ana tjetër, në aspektin dypalësh kemi qenë nga të parët që kemi dhënë kontributin tonë me municione për forcat e armatosura të Ukrainës dhe në të njëjtën kohë kemi miratuar të gjithë kuadrin e nevojshëm ligjor për të lejuar qytetarët ukrainas që të vijnë në vendin tonë për periudhat kohore për të cilat kanë nevojë ose për të cilët duan të rrinë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.