Reforma e pensioneve e 2015 nuk dha rezultatin e pritshem – Nunaj: shtohet padrejtesia per pensionistet ne zonat rurale
Të marrësh 150 dollarë pension në muaj edhe pse ke punuar e kontribuar 40 vite me radhë, është një padrejtësi sociale.
Pork jo ndodh me skemën tonë të pensioneve. Vetë pensionistët shprehin vazhdimisht pakënaqësi dhe thonë se pagesat që ata marrin nuk u dalin as për të paguar vetëm qiratë, ujin dhe dritat.
Sipas ekspertes Teuta Nunaj reforma e pensioneve e vitit 2015 pati 2 anë të medaljes.
E ftuar në INSAJDER në SCAN TV, Nunaj tha se reforma e shtoi padrejtësinë vecanërisht për pensionistët e zonave rurale.
Për shkak të nivelit të lartë të emigracionit, skema jonë e pensioneve po vuan gjithnjë e më shumë mos balancimin kontribues-përfitues.
Ajo është e paqëndrueshme. Për këtë arsye buxheti i shtetit i subvencionon pensionet me rreth 500 milion euro në vit.
Ekspertët po i kërkojnë zgjidhjet tek skemat e pensioneve private.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.