Rekord transaksionesh, 3.2 mld euro u transferuan përmes AIPS – Më shumë se 200 mijë pagesa bankare për periudhën janar-tetor 2023
Transaksionet bankare në euro përmes sistemit AIPS kanë shënuar një rekord të ri gjatë vitit 2023. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, nga janari deri në tetor, janë kryer mbi 200 mijë pagesa përmes të cilave është kryer një volum transaksionesh prej 3.2 miliardë eurosh.
Për vitin 2022, vlera totale e transaksioneve vlera e transaksioneve për 12 muajt së bashku ishte 3.3 miliardë eurosh. Shifër që pritet të kalohet këtë vit, duke qenë se dy muajt e fundit të vitit përkojnë edhe me festat, të cilat shoqërohen me volume të larta transaksionesh.
Ndërkohë që dukshëm këtë vit, përvecc volumit të transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS, vërehet edhe rritje e numrit të tyre. Viti i shkuar u mbyll me një total prej 153,972, ndërkohë që për periudhën janar-tetor të vitit 2023, kemi 200,537 transaksione. Ka qenë muaji tetor ai që ka shënuar volumin më të madh të transaksioneve në monedhën e përbashkët evropiane, për një total prej 24,354 eurosh.
Rritja e volumit të transaksioneve vjen në një vit të veccantë, kur sasia e eurove në treg ka qenë shumë e lartë, duke sjellë edhe zhvleftësim të saj, pavarëisht përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për të tërhequr sa më shumë euro nga tregu përmes rritjes së blerjeve.
Sistemi AIPS funksionon që vitin e shkuar dhe është një prej zhvillimeve më të rëndësishme sa i përket sistemit të pagesave në vend. Më herët, transfertat kombëtare në Euro bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit.
Kjo rrugë krijonte vonesa në kohë dhe mbi të gjitha, kosto shumë më të larta krahasuar me transfertat në lekë. Në terma praktikë, transfertat drejtoheshin të bankat mëmë, të cilat kryenin edhe veprimet me kosto shumë të larta, të cilat shkonin deri në 200-300 euro për çdo transaksion, ndërkohë që vonesa në kohë ishte një problem më vete. Vetëm gjatë vitit të shkuar u kursyen rreth 10 milionë euro kosto në formën e transfertave mes bankave korrespondente.
Lorenc Rabeta/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.