Rënie e përgjithshme e valutave kryesore – Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe Paundi!
Dollari amerikan ka humbur pikë ndjeshëm nga dita e hënë teksa është blerë këtë mëngjes me 98.8 lekë dhe është shitur me 100 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka pësuar një zbritje të vlerës duke u blerë mëngjesin e sotëm me 105.1 lekë dhe duke u shitur me 105.8 lekë në raport me një ditë më parë.
Franga zvicerane ka pasur edhe ajo luhatje negative këtë të martë pasi ën raport me ditën e djeshme është blerë sot me 109 lekë dhe është shitur me 110 lekë.
Paundi britanik ka shënuar edhe ai zbritje të konsiderueshme të kuotës duke u blerë sot me 119.5 lekë dhe duke u shitur me 121 lekë referuar tregut të brendshëm valutor ne raport me dje.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.