Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë – ARRSH njofton aksin dhe oraret kur do të bllokohet trafiku
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në kuadër të punimeve që po kryhen për projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit” do të bëhet bllokim i Trafikut Rrugor segmentin ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rashbull.
ARRSH njofton se mjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës, dhe bllokimi do të fillojë në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme e deri në 5 tëmëngjesit.
Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.