Turqia mban normën bazë të interesit në 45% ndërsa çmimet e konsumit rriten!
Banka qendrore e Turqisë e la të pandryshuar normën e saj bazë të interesit në 45%, duke ndalur një seri rritjesh agresive të normave që synojnë të zbutin inflacionin e lartë në vend.
Banka qendrore tha se po mbante në pritje normën bazë të repove njëjavore, që ishte vendimi i parë për normën e interesit të bankës nën guvernatorin e saj të sapoemëruar, Fatih Karahan.
Lëvizja ishte në përputhje me pritjet që norma do të mbahej konstante pasi banka tha muajin e kaluar se shtrëngimi monetar i nevojshëm për “vendosjen e kursit të dezinflacionit” u arrit.
Të enjten, banka sugjeroi se norma aktuale do të mbahej derisa “të ketë një rënie të konsiderueshme dhe të qëndrueshme në prirjen bazë të inflacionit mujor”.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan emëroi Karahanin si guvernator të bankës qendrore të vendit më 3 shkurt, duke zëvendësuar Hafize Gaye Erkan, i cili dha dorëheqjen pasi u shfaqën pretendime për nepotizëm në mediat lokale. Erkan, një ish-ekzekutiv i bankës me bazë në SHBA dhe guvernatorja e parë grua e Turqisë, i hodhi poshtë me forcë pretendimet.
Nën mandatin e Erkanit, banka kishte rritur normën bazë të interesit nga 8.5% në qershor në 45% muajin e kaluar.
Rritjet e normës erdhën pasi Erdogan, i cili u rizgjodh në maj, ndryshoi politikat e tij jokonvencionale që ekonomistët thonë se ndihmuan në nxitjen e një krize valutore dhe rritën koston e jetesës, duke i lënë familjet në vështirësi për të përballuar mallrat bazë.
Pavarësisht serisë së rritjeve, inflacioni mbetet i lartë, çmimet e konsumit u rritën me afro 65% në janar. Lira turke, ndërkohë, ka rënë në një rekord të ri të ulët kundrejt dollarit këtë javë, duke rezultuar në 31 lira për 1 dollarë (0,93 €).
Karahan, një ish-zëvendës guvernator nën Erkan, ka këmbëngulur se Turqia do të mbajë politikën për të luftuar inflacionin e shfrenuar të mbikëqyrur nga Ministri i Financave Mehmet Simsek.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.