Rikthehen online disa institucione – AKSHI: Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit, në funksion të plotë

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njoftoi se pas sulmit kibernetik, faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit janë rikthyer në funksion të plotë.
Që prej ditës së djeshme është kthyer në funksion të plotë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor me sistemin e lejeve të drejtimit dhe sistemin e targave, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e recetës elektronike dhe Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me sistemin e barnave.
Sipas AKSHI-t, po punohet me intensitet për kthimin një e nga një të të gjitha shërbimeve që ofrohen në e-albania dhe rikthimin në funksionalitet të plotë të sistemeve të tjera.
Ndjekja e protokolleve të reagimit ndaj sulmeve kibernetike, izolimi i menjëhershëm i infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare, që në momentet e para, bëri që sistemet qeveritare të dalin të paprekura.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.