Rikuperon Dollari amerikan ndërsa vazhdon ‘rënia e lirë’ për valutat e tjera!
Dollari amerikan ka rikuperuar këtë mëngjes teksa ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 97.3 lekë dhe duke u shitur me 98.3 lekë.
Paundi britanik sakaq është blerë sot me 122.5 lekë dhe është shitur me 124.1 lekë duke shënuar kështu një zbritje tjetër të vlerës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane është blerë sot me 106.3 lekë dhe është shitur me 107.1 lekë duke pasur edhe ajo një zbritje nga dita e djeshme.
Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane duke e qëndrueshme këtë të enjte teksa është blerë sot me 107.8 lekë dhe është shitur me 108.8 lekë në raport me ditën e mërkurë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.