‘Rrëzohen’ valutat kryesore – Dobësohen ndjeshëm Dollari, Paundi dhe Franga!

Dollari amerikan ka regjistruar rënie ditën e sotme pasi në raport me dje është blerë me 116.2 lekë dhe është shitur me 117.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu është dobësuar ndjeshëm në raport me një ditë më parë teksa blihet sot me 136 lekë dhe shitet me 138 lekë.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim pasi edhe ajo ka pësuar një rënie të kuotës teksa blihet mëngjesin e sotëm me 120 lekë dhe shitet me 121.2 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor monedha europiane vijon të qëndrojë relativisht konstante teksa blihet sërish si dje me 116.8 lekë dhe shitet me 117.5 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.