Rritet inflacioni në SHBA – Regjistrohen shumë pak fitime nga shitjet, bie forca konsumatore!
Fuqia blerëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ngadalësuar ndjeshëm në muajin prill në një moment që cmimi i benzinës ka nisur të zbresë nga rekordet e shënuara, duke lënë të kuptohet se ndoshta inflacioni e ka arritur tashmë pikën kulminante. Por pritshmëritë janë që të qëndrojë ende në nivele të larta duke kërkuar në këtë mënyrë mbështetjen e rezervave federale për të përmbushur kërkesat e tregut.
Kjo panoramë u përforcua nga raporti i Departamentit amerikan të punës, i cili gjithashtu vuri në dukje presionin në rritje si pasojë e inflacionit pavarësisht një periudhe qetësie në muajin mars. Cmimet e biletave të avionit kanë shënuar një rekord të ri pas rritjes së madhe të radhës. Dhe cmimet e qirave shënojnë rritjet më të mëdha që nga viti 2006, duke ushtruar dhe më shumë presion tek konsumatorët të cilët e gjejnë veten të paguajnë më shumë për ushqime dhe kujdes mjekësor.
Sipas ekspertëve amerikanë lufta e vendit me inflacionin e lartë nuk ka përfunduar ende, por bursat mund të marrin pak frymë pasi situata nuk pritet të përkeqësohet dhe më shumë. Fuqia blerëse është rritur me 0.3% muajin e kaluar, rritja më e vogël që nga muaji gusht i një viti më parë; ndërsa cmimi i benzinës ka rënë me 6.1% pasi u rrit me 18.3% në muajin mars.
Ulja e cmimit të benzinës frenoi në 0.9 % rritjen e cmimit të ushqimeve. Ekonomistët parashikojnë një rritje të fuqisë blerëse me 0.2 %, por cmimi i benzinës po rritet sërish. Lufta e Rusisë në Ukrainë është arsyeja kryesore për rritjen e cmimit të naftës dhe ka shkaktuar një rritje të cmimeve të përgjithshme në nivel global.
Inflacioni ishte një problem ekzistues dhe para sulmit ushtarak të Moskës në 24 shkurt në Ukrainë, për shkak të pasojave të pandemisë së Covid 19, dhe qeveritë në të gjithë botën investuan një shumë të madhe parash në sistemet e tyre shëndetësore.
Arsyet që mund të mbajnë ende në nivele të larta inflacionin janë të shumta, përfshirë dhe politikën aktuale të zero Covid që po ndjek Kina por dhe pasojat e luftës në Ukrainë që po kufizon gjithnjë e më shumë furnizimet në të gjithë globin. Por dhe rënia e kërkesave për udhëtime me avion dhe e prenotimeve të hoteleve ndikojnë gjithashtu në këtë pikë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.