Rritet me 25.8 % importi i kondicionerëve – Rezultuan me rritjen më të vogël të çmimeve gjatë kësaj periudhe
Parlajmërimi për krizë të energjisë elektrike dhe rritje të çmimit, nuk ka stepur qytetarët në blerjen e pajisjeve elektrike për ngrohje. Refruar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, të vëna në dispozicion për SCAN TV, sasia e kondicionerëve dhe ngrohësve elektrikë të importuar është rritur ndjeshëm përgjatë periudhës Janar-shtator 2022, krahasuar kjo me një vit më parë.
Konkretisht në 9 mujor janë importuar 9814 pajisje për ngrohje, duke regjistruar një rritje prej 25.8 për qind në krahasim me një vit më parë. Sa i takon vlerës së paguar, përgjatë këtij viti pajisjet e blera kanë kushtuar 2.49 milionë euro, më një rritje prej 31 për qind, për shkak të sasisë më të lartë. Më specifikisht import më të lartë kanë pasur kondicionerët në raport me radiatorët apo siç quhen ndryshe kaloriferët e murit.
Por ajo që bie në sy është se ndërsa çmimet e produkteve të tjera kanë pasur një rritje shumë të lartë përgjatë këtij viti, për këto pajise, rritja mesatare llogaritet vetëm 4.1 për qind. Mesatarisht një pajisje ngrihjeje gjatë ëktij viti ka kushtuar 253 euro. Rritja është thuajse është e pandjeshme në raport me inflacionin, gjë që mesa duket ka shtuar kërkesën e qytetarëve.
Po ashtu, një factor është që rritje çmimi kanë pësuar edhe drutë, gjë që mesa duket ka ndikuar edhe në zgjedhjet e atyre që më parë kishin opsion ngrohje me dru. Ndërkohë, edhe numri i lartë i ndërtimeve të reja është dhe një arsye tjetër që mund të ketë ndikuar në import.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.