Rritet numri i të punësuarve – Fshihen “gjurmët” e pandemisë, tregu i punës me ecuri pozitive
Tregu i punës i ka lënë pas gjurmët e pandemisë covid 19 dhe ka njohur një rritje graduale nga viti në vit. Godijen më të madhe punësimi e mori në vitin 2019, ku për shkak të mbylljes totale të ekonomisë, shumë punonjës humbën vendet e punës duke rritur normën e papunësisë në shkallë vendi. Pavarësisht faktit se u trajtuan për 3 muaj me pagën e luftës, sërish tregu i punës në 2019 ishte në ditët më të vështira. Tashmë të dhënat tregojnë një situatë ndryshe.
Referuar statistikave më të fundit të Ministrisë së Financave, numri i vendeve të punës është rritur nga 679.401 në Mars të 2019 në 709.557 në Mars të 2022. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë, punësimi rezulton në rritje me afro 13 mijë vende pune më shumë ose 2 % më shumë. Ndikim të rëndësishëm kanë dhënë programet mbështetëse të aplikuara nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive përmes subvencioneve të pagave dhe sigurimeve për bizneset që punësonin individë të papunë, por dhe një program i posaçëm që trajtonte pikërisht të papunët e dalë nga pandemia.
Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe u rrit ndjeshëm dhe numri i të vetëpunësuarve. Duke u bazuar tek të dhënave administrative të punësimit që gjenerohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Ministria e Financave parashikojmë që për vitin 2022 të arrihet një reduktim i normës së papunësisë dhe në nivelin 11.3 %. Viti 2021 u mbyll me shkallë papunësie në nivelin 11.4 për qind.
Tregu i punës
Mars 2019 679.401 vende pune
Mars 2020 681.726 vende pune
Mars 2021 696.578 vende pune
Mars 2022 709.557 vende pune
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.