Rusia blen luksin italian me rubla – Përfshihet e gjithë gama e mallrave të konsumit
Pavarësisht sanksioneve rusët jaë ende në gjendje të blejnë produkte italiane në rubla. Këtu përfshihen këpucë, parfumeri, kozmetikë dhe produkte të industrisë farmaceutike. Dhe pse aktualisht konsumatorët rusë në përgjithësi janë më të përqendruar në plotësimin e nevojave sesa në të pasurit e artikujve të mirë
Rusia do të jetë në gjendje të importojë mallra italiane të konsumit duke përdorur mekanizmin e pagesës së rublës për mallrat e pasanksionuara.
Këto janë mallra që importohen nga Italia në Rusi dhe paguhen në rubla. Ato përfshijnë të gjithë gamën e mallrave të konsumit, të cilat nuk janë subjekt i sanksioneve. Këpucët, parfumet, kozmetika, produktet e industrive farmaceutike dhe të ngjashme mund të klasifikohen në kategori me perspektivën më të madhe.
“Vëmendje të madhe” meritojnë edhe produktet italiane të qelqit dhe qeramikës, disa kimikate dhe pajisje elektrike.
Instituti kombëtar i tregtisë në Rusi, nisi pak ditë më parë një mekanizëm pagese në rubla për mallrat italiane që nuk preken nga sanksionet për anëtarët e saj, me një periudhë prove të papërcaktuar. Sipas të dhënave të përpiluara nga Shoqata Italiane e Prodhuesve të Këpucëve, në tremujorin e parë të vitit të kaluar, eksportet e këpucëve drejt Rusisë u rritën me 31.7% në vlerë dhe 26.4% në vëllim.
Kjo edhe për faktin se njerëzit e pasur po lëvizin më rrallë jashtë vendit dhe rrjedhimisht po blejnë më pak jashtë kufijve. Megjithatë, zhvlerësimi i rublës po ngre disa shqetësime. Megjithëse segmenti më i pasur mund të gjejë gjithmonë një mënyrë për të blerë mallra, konsumatorët rusë në përgjithësi tani janë më të përqendruar në plotësimin e nevojave sesa në të pasurit e artikujve të mirë.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.