Mungesa e mjekëve në Itali – Ata që duan mund të punojnë deri në 72 vjeç dhe nëse ka dalë në pension
Italia vazhdon të vuajë problemin e mungesës së mjekëve. Për këtë arsye është vendosur që ata mund të punojnë deri në 72 vjeç nëse do të duan. Dhe nëse kanë dalë në pension mund të rikthehen në shërbim por jo në poste drejtuese
Mjekët që punojnë për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar në Itali do të mund të qëndrojnë në punë deri në moshën 72 vjeç: zgjedhja do të jetë vullnetare, por ‘manteli bardhë’ do të mund të qëndrojë në pavion deri më 31 dhjetor 2025. Por me një kusht themelor: kush vendos të shtyjë pensionin, nuk do të jetë në gjendje të mbajë ose të marrë poste drejtuese të larta – në thelb të jetë mjek kryesor. Do të mund të kthehen në shërbim edhe ata që kanë dalë në pension nga 1 shtatori 2023. Kjo është një përmbledhje e masës së miratuar së fundmi.
Ligji parashikon mundësinë që “shoqëritë kombëtare të shërbimit shëndetësor, deri më 31 dhjetor 2025” të kenë mundësi “të mbajnë në shërbim, me kërkesë të palëve të interesuara, drejtues të mjekësisë dhe shëndetësisë të punësuar në shërbimin shëndetësor kombëtar”. Sot ata mund të qëndrojnë maksimumi deri në moshën 70 vjeç por gjithmonë me autorizimin e ASL – Autoriteteve lokale shëndetësore dhe objektet e shtrimeve në spital.
Përdorimi i tyre do të jetë i dobishëm gjithashtu për të përmbushur nevojat për trajnim të stafit: në praktikë mjekët e vjetër do të jenë në gjendje të ndihmojnë më të rinjtë. Por padyshim që ata do të mund t’i kthehen dhënies së ndihmës për të përballuar mungesën serioze të personelit në reparte. Rregulli nuk ka të bëjë vetëm me ‘mantelet e bardha’ që punojnë në sistemet vendore shëndetësore, por edhe me drejtuesit mjekësorë dhe shëndetësorë të Ministrisë së Shëndetësisë e më lart.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.