Sa janë rritur çmimet e apartamenteve? Zaloshnja: Deri në 400/m2 euro, kërkesa është e lartë

Rritja e çmimeve nuk ka lënë pa prekur edhe sektorin e ndërtimit në vend.
Në një intervistë për SCAN TV, ekspertja e pasurive të patundshme, Ilda Zaloshnja shprehet se kryesisht janë ndërtimet e reja ato që kanë pësuar rritje çmimi për m2 për shkak të kostove më të larta të lënëve të para. Sipas saj, këto njësi janë shitur deri në 400 euro më shumë për m2.
Por pavarësisht rritjes së çmimeve, ky fenomen nuk i ka stepur qytetarët për të blerë prona. Përkundrazi, kërkesa ka qenë e lartë.
Çmimet e apartamenteve në Tiranë ndryshojnë në varësi të zonës por edhe të cilësisë së ndërtimit.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.