Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit – Rama konfirmon pjesëmarrjen e Macron, Scholz dhe Ursula von der Leyen
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria ndodhet në përgatitjet e fundit të një tjetër evenimenti të madh ndërkombëtar si Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë.
Rama njoftoi se në këtë ngjarje të rëndësishme do të jenë pjesëmarrës 6 kryeministrat e rajonit.
Rama tha gjithashtu se kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në Proces – Gjermani, Francë, Austri, Kroaci, Itali, Slloveni dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.