“Sezoni veror 2022, më i pastër se më parë” – Rama: Çdo buxhet i bashkive fillimisht të investohet në këtë drejtim!

Në një mbledhje që zhvilloi këtë të premte me kryetarët e bashkive për inventarin e punëve të kryera, kryeministri Rama u ka bërë thirrje kryebashkiakëve të investojnë më shumë në pastërtinë e qyteteve dhe bregdetit shqiptar.
Nga Pogradeci ai theksoi se sezoni veror 2022 e ka gjetur Shqipërinë më të pastër se ndonjëherë.
‘Kush nuk plotëson të gjitha nevojat financiare për të pastruar nuk ka për të harxhuar para për gjë tjetër, nuk na duhet asgjë tjetër përpara se të kemi shtëpinë të pastër. Është elementare kjo. Pisllëku duhet të jetë armiku numër një i çdo bashkie. Një pjesë e madhe për fat të mirë e kanë kuptuar qartë mesazhin dhe sot nëse kemi sezonin më të pastër sikurse jemi zotuar, në të gjithë vijën bregdetare nuk ka krahasim fare me çfarë bëhej, kjo vjen si rezultat i një punë të përbashkët, por kjo është në të njëjtën kohë një mësim i madh, një mësim i madh për të kuptuar se sa shumë gjëra mund të bëhen vetëm duke shtuar kuajt fuqitë makinës sonë të qeverisë,’ u shpreh Rama.
Teksa kritikoi bashkitë me performancë më të ulët, kreu i qeverisë u bëri thirrje kryebashkiakëve të “zgjohen” për të pastruar qytetet të cilat drejtojnë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.