Shën Sofia bëhet me pagesë – Shtetasit e huaj duhet të paguajnë 25 euro
Vizitorët e huaj të kishës dikur më të rëndësishme të Ortodoksisë në Stamboll, Shën Sofia, do të paguajnë për mirëmbajtjen e saj.
Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit ka nisur një aplikim për hyrjen në monumentin e Shën Sofia, siç ishte para se të shndërrohej në xhami. Hyrja do të jetë e lirë për ata që shkojnë të falen. Tarifa për të huajt që hyjnë në xhaminë historike për qëllime turistike është 25 euro.
Në kuadër të restaurimit dhe mbrojtjes së monumentit është planifikuar të vendoset një biletari në një vend specifik që tashmë është përgatitur për vizitorët duke u vënë në funksion duke filluar nga data 15 janar.
Përveç kësaj, janë instaluar kamera sigurie, sisteme për zbulimin e zjarrit dhe sisteme të njoftimeve emergjent, ndërsa janë marrë masa mbrojtëse përgjatë itenerarit për vizitimin e xhamisë.
Shtetasit turq që do të vizitojnë xhaminë për qëllime fetare do të vazhdojnë të hyjnë pa pagesë përmes hyrjes së parashikuar për këtë arsye.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.