“Shënjestrohen” bashkitë – Kumbaro: Marrin fonde dhe nuk investojnë në sipërfaqe pyjore
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një takim me kryetarët e bashkive dhe jo vetëm, diskutoi rreth vitit 2024 të cilin e konsiderojnë vitin e pyjeve.
Gjatë fjalës së saj, ministrja Kumbaro theksoi se pyjet ne Shqipëri janë të rinj, e kjo gjë shihet si potencial i zhvillimit ekonomik dhe mjedisor. Por cilat janë ato bashki që nuk kanë asnjë plan për sipërfaqet pyjore?
“Na rezulton se më shumë se gjysma nuk kanë asnjë plan mbarshtimi. Nuk kanë asnjë shpenzim si zë investimesh në pyje…”, u shpreh Mirela Kumbaro.
Ministria e Turizmit dhe Mjdisit ka hartuar kartat e performancës të cilat parashikojnë realizimin e objektivave si më poshtë.
“Për 61 bashkitë për të gjitha aspektet, ku detyra kryesore janë hartimi i planeve të mbarshtimit”, tha Kumbaro.
Por çfarë është realizuar dhe çfarë jo në këto 8 vite, kohë kur bashkitë kanë nën administrim sipërfaqet pyjore?
Nga ana tjetër Ministrja Kumbaro listoi e ato bashkitë që kanë pasur performancë të mirë.
Diamila Leka / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.