Shkodra dhe Dibra përfshihen nga reshje të dendura dëbore – Bllokohen akset rrugore Bogë-Qafë Thore dhe bypass-i Qafë Murrizë
Policia e Shkodrës njofton se Qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Sipas njoftimit si pasojë, aksi rrugor Bogë-Qafë Thore, është bllokuar dhe aktualisht borëpastrueset po punojnë për hapjen e këtij aksit.
Në njoftim gjithashtu bëhet me dije se:
- Aksi rrugor Kir-Mali i Shoshit i kalueshëm me zinxhirë.
- Aksi rrugor Pukë – Fushë Arrëz i kalueshëm me zinxhirë.
- Aksi rrugor Fushë Arrëz- Iballë është i bllokuar.
- Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë- lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë.
Po kështu edhe Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe si pasojë, aksi rrugor bypass Qafë Murrizë, është bllokuar por edhe aty aktualisht borëpastrueset po punojnë për hapjen e aksit dhe lëvizja e mjeteve në drejtim të Tiranës do të kryhet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Shkopet.
Ndërkaq Policia Rrugore njofton se:
- Aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë.
- Peshkopi-Kala e Dodës – Kukës lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë.
- Borëpastrueset janë në terren për pastrimin e të gjitha akseve rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore njoftojnë se ndodhen të gjitha në terren dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore, pa mjete antirrëshqitëse, të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit pasi ka prezencë akulli dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.
E . S / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.