Shqipëri-Kosovë, dy qeveritë mblidhen në Prishtinë – Rama paralajmëron mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve. Kurti: Oqean mundësish
Dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës kanë zhvilluar mbledhjen e tetë të përbashkët. Dy Kryeministrat kanë theksuar hovin që ka marrë bashkëpunimi mes dy vendeve, duke dhënë rezultate konkrete në çdo aspekt të jetës së qytetarëve e të sipërmarrjeve.
Në fjalën e hapjes, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se sot bashkëpunimi mes dy vendeve nuk ka qenë kurrë më i ngushtë.
Kryeministri Edi Rama e shprehur në shifra rezultatin e bashkëpunimit mes dy shteteve.
Ai tha se bashkëpunimi mes dy shteteve do ngrihet në një tjetër nivel, duka paralajmëruar këtë nëntor mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve.
Gjatë mbledhjes, Ministrat përkatës bënë publike marrëveshjet e reja mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.