Shqiptarët preferojnë makinat elektrike – Rriten blerjet e automjeteve miqësore me mjedisin
Qytetarët shqiptarë po preferojnë të blejnë më së shumti automjete që ndosin më pak ambientin,
Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për muajin Janar 2024 tregojnë një trend pozitiv në preferencat e blerësve shqiptarë, si në llojin e mjeteve ashtu dhe në tipologjinë e tyre kundrejt ndotjes së ambientit.
Konkretisht, rezulton se nga totali i mjeteve 0 km të regjistruara për herë të parë: 61.4% janë Electric Hybrid Plug-in, apo 81% më shumë krahasuar me vitin 2023.
32% janë All – Electric ku 87% e tyre janë autovetura, 433% më shumë krahasuar me vitin 2023.
261 është numri e mjeteve të regjistruara All-Electric për Janar 2024, 770% më shumë krahasuar me 2023
Sipas të dhënave të DPSHTRR, impakti mjedisor nga regjistrimet për herë të pare është 344,520 kg CO2/vit më pak dhe 11, 484 pemë të shëndetshme.
Elisabeta Dosku/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.