Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht teksa është blerë sot me 107.2 lekë dhe është shitur me 108.4 lekë në raport me një ditë më parë.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës pasi është blerë sot me 114.4 lekë dhe është shitur me 115.1 lekë krahasuar me ditën e enjte.
Ndërkaq Franga zvicerane ka pësuar zbritje të konsiderueshme të kuotës këtë mëngjes pasi është blerë sot me 115.3 lekë dhe është shitur me 116.3 lekë në raport me dje.
Paundi britanik sakaq ka rikuperuar pikë këtë të premte duke u blerë sot me 130 lekë dhe duke u shitur me 131 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me një ditë më parë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.