Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!

Monedha europiane shfaqet pozitive këtë mëngjes pasi sërish edhe sot duket se ka rikuperuar pikë njësoj si ditën e enjte teksa blihet me 116.6 lekë dhe shitet me 117.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës këtë të premte teksa është blerë me 112.6 lekë dhe është shitur me 114 lekë në raport me një ditë më parë.
Paundi britanik e ka mbyllur javën në kuota të qëndrueshme teksa nuk ka shënuar luhatje të ndjeshme të vlerës duke u blerë mëngjesin e sotëm me 137 lekë dhe duke u shitur me 138.5 lekë.
Franga zvicerane sakaq është blerë sot me 119.3 lekë dhe është shitur me 120.5 lekë duke regjistruar një ngritje të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes në raport me fillimin e javës.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.