Bordi i Transparencës rrit me 5 lekë çmimin e naftës!

Pasi vendosi të martën të ulë më 4 lekë për litër çmimin e tregtimit të naftës me pakicë, Bordi i Transparencës ka marrë një tjetër vendim sot duke e rritur me 5 lekë.
Kështu, duke nisur nga ora 18.00 çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil do të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litri.
Çmimi i benzinës është rritur me 2 lek dhe tashmë ky produkt do të shitet jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz do të mbetet i pandryshuar në 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litri për automjetet.
Bordi i Transparencës nuk harron të nënvizojë se vendimet që merr dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet në bursën Platz të mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.