Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në zbritje teksa është blerë sot me 101.4 lekë dhe është shitur me 102.4 lekë duke qëndruar sërish në kuota negative në raport me monedhën vendase dhe javën e kaluar.
Monedha europiane sakaq është blerë mëngjesin e sotëm me 111.5 lekë dhe është shitur me 112.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal teksa vijon të mos regjistrojë luhatje të ndjeshme të vlerës nga java e shkuar.
Paundi britanik blihet këtë të hënë me 125.7 lekë dhe shitet me 127 lekë duke shënuar kështu një rënie të kuotës dhe zhvlerësim në raport me Lekun krahasuar me javën që lamë pas teksa e nis këtë javë negativisht.
Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor është blerë sot me 113.3 lekë dhe është shitur me 114.3 lekë në raport me një javë më parë teksa është e vetmja që e nis këtë javë pozitivisht.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.