Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan është blerë sot me 97.4 lekë dhe është shitur me 98.3 lekë duke humbur pikë nga java e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu është dobësuar ndjeshëm duke zbritur në kuotën e 104 lekë në blerje dhe 104.7 lekë në shitje në raport me javën që lamë pas.
Franga zvicerane ka ndjekur të njëjtën kurbë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 107.2 lekë dhe është shitur me 108.5 lekë.
Paundi britanik ka bërë përjashtim duke regjistruar rritje të vlerës këtë të hënë duke u blerë sot me 118.4 lekë dhe duke u sht8iur me 120 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.