Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën në kuota zbritëse pasi ka shënuar zbritje nga java e shkuar duke u blerë sot me 94 lekë dhe duke u shitur me 94.38 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka regjistrua rënie në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 101.9 lekë dhe duke u shitur me 102.6 lekë.
Franga zvicerane edhe ajo nuk ka pasur një fundjavë pozitive teksa është blerë sot me 103.6 lekë dhe është shitur me 104.4 lekë.
Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor është blerë sot me 118.4 lekë dhe është shitur me 119.4 lekë duke humbur kështu edhe ai pikë gjatë fundjavës.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.