Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?!
Dollari amerikan ka ndryshuar relativisht kurbën e tij zbritëse teksa ka rikuperuar pikë këtë fillim muaji dhe jave duke u blerë mëngjesin e sotëm me 100.7 lekë dhe duke u shitur me 101.5 lekë ën raport e javën që lamë pas.
Sipas kursit të këmbimit monedha europiane nuk ka pasur lëvizje të ndejshme të vlerës pasi në raport me javën e kaluar ka ruajtur gati po të njëjtat vlera teksa blihet sot me 110.8 lekë dhe shitet me 111.5 lekë.
Franga zvicerane është forcuar disi këtë mëngjes duke e nisur javën dhe muaji në kuota pozitive teksa është blerë sot me 112.1 lekë dhe është shitur me 113.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik sakaq është blerë sot me 125.6 lekë dhe është shitur me 126.8 lekë teksa ka regjistruar një rritje të konsiderueshme gjatë fundjavës duke u forcuar ndjeshëm në raport me javën e shkuar.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.