Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht teksa ka regjistruar rënie në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 113.4 lekë dhe duke u shitur me 14.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu vijon edhe këtë muaj të humbasë pikë kundrejt monedhës vendase duke u blerë këtë të hënë me 116.2 lekë dhe duke u shitur me 116.9 lekë.
Paundi britanik blihet sot me 137.5 lekë dhe shitet me 138.7 lekë në raport me javën dhe muajin e kaluar duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës.
Franga zvicerane sakaq referuar tregut të brendshëm valutor blihet këtë fillim javën dhe muaji me 118.6 lekë dhe shitet me 119.7 lekë teksa nuk ka shënuar lëvizje të ndjeshme apo negative të kuotës.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.