Sigurohet nga Katari financimi 11 milionë euro! Si do të jetë sheshi fundor në Bulevardin e Ri të Tiranës

Bulevardi i ri i Tiranës do të ketë së shpejti një shesh fundor. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj.
Qeveria e Katarit ka miratuar një grant 11 milionë euro, që mundëson nisjen e shpejtë të punës për realizimin e projektit të sheshit fundor në Bulevardin e Ri!
Sheshi i ri do ndërtohet në pjesën fundore të Bulevardit të Ri, përgjatë Lumit të Tiranës, dhe do të ketë disa hapësira pedonale për qytetarët. Po ashtu, do të krijohen parqe në të dyja anët e lumit, si dhe hapësira të tjera çlodhëse e argëtuese për fëmijët dhe të rriturit.
Në Bulevardin e ri të Tiranës është parashikuar të ndërtohet edhe godina e re e Bashkisë së kryeqytetit, të transferohen gjykatat, prokuroria dhe disa nga ndërtesat e rëndësishme me funksione publike.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.