Bursat europiane, në rritje modeste – Në fokus tavani i borxhit në SHBA, bisedimet në fazën kritike

Bursat europiane i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pasi bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA kanë hyrë në javën e fundit. indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.4%, ndërsa në sesionin e kaluar ra ndjeshëm, duke prekur nivelin më të ulët që nga prilli i këtij viti.
Të gjithë sektorët janë në territor pozitiv, ndërsa fitimet më të mëdha i realizon sektori minerar, në rritje me 2.6%. ndërkohë, edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një tendencë në rritje të lehtë, për shkak të optimizmit se republikanët dhe domokratët në SHBA do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje mbi tavanin e borxhit, që aktualisht është në 31.4 trilionë dollarë.
Referuar të dhënave të tjera, shitjet me pakicë në Mbretërinë e Bashkuar u rritën me 0.5%, gjatë prillit, ndërsa analistët parashikonin një rritje me 0.3%. në fokus të tregjeve vijojnë të jenë edhe fitimet tremujore të korporatave.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.