“Sistemet e AKSHI-t amatore, transparencë për tenderët” – Eduard Halimi: Janë paguar 280 euro për user, 10-fishin e Danimarkës. Shërbimet online, të nxituara

Në një intervistë ekskluzive për SCAN TV, ish Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi thotë se AKSHI duhet të bëjë transparencë lidhur me origjinën dhe pasojat e sulmit kibernetik të pak ditëve më parë, ashtu si dhe investimet masive prej rreth 195 milionë eurosh për ngritjen e sistemeve dixhitale në Shqipëri.
Ai thotë se shifra e paguar për këto sisteme është marramendëse, ndërkohë që nuk siguruan asnjë lloj mbrojteje ndaj sulmit kibernetik të pak ditëve më parë.
Halimi thotë kalimi te shërbimet dixhitale ishte i nxituar dhe amator.
Sa për qëndrimet e ekspertëve që thonë se investimet e AKSHI-t mund të duhet të ribëhen nga e para, Halimi thotë se kjo do të ishte një goditje e rëndë për xhepat e taksapaguesve shqiptarë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.