Spanjë, i nxehti shkakton 2 mijë të vdekur në korrik – Pjesa më e madhe e viktimave janë mbi moshën 85 vjeç

I nxehti ekstrem në Spanjë ka shkaktuar më shumë se 2 mijë të vdekur vetëm në muajin korrik. Sipas të dhënave të Institutit shëndetësor Karlos III, janë 2.176 vdekjet e shkaktuara nga temperaturat e larta.
Në bazë të të dhënave të publikuara nga qendra e kërkimit, ky ka qenë korriku më vdekjeprurës që nga viti 2015, me një numër viktimash pothuajse dyfishi në krahasim me vitin 2019 dhe katër herë më i lartë se një vit më parë.
Shoqëria e mjekëve të përgjithshëm dhe të familjes në Spanjë, shpjegoi se pjesa më e madhe e vdekjeve është si pasojë e stresit termik: Stresi nga i nxehti mund të prekë më shumë organe duke shkaktuar një dëm domethënës që rrjedhimisht con në një pamjaftueshmëri pluri organike – pra vdekjen.
Spanja është vendi europian me numrin më të madh të viktimave javën e fundit që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave. Shkencëtarët konfirmojnë se i nxehti, pasojat e pandemisë dhe mosha janë arsyet kryesore të vdekjeve.
Ndër të tjera , ekspertët pohojnë se temperaturat e larta kanë rritur numrin e atakeve kardiake, trombozave në mushkëri dhe embolive. Pjesa më e madhe e viktimave janë mbi 85 vjec.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.