“Start-up”-et të regjistrojnë markën – Beqiraj: Hapi kryesor për t’u mbrojtur nga keqpërdorimet
Çdo start-up i cili krijon një produkt të ri inovator që nuk është në treg, si hap të parë, duhet të aplikojë për patentën apo të regjistrojë markën e biznesit, duke bërë të mundur që produkti apo shërbimi i ofruar si dhe emri, të mos dublohen apo të mos keqpërdoren.
Në një intervistë për SCAN TV, Drejtoresha e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, Rovena Beqiraj thekson se për herë të parë është hartuar një udhëzues mbi pronësinë intelektuale për bizneset e reja në mënyrë që të garantohet fuqizimi i tyre. Për këtë qëllim është organizuar edhe një workshop i dedikuar.
Por si është interesi i bizneseve shqiptare për të regjistruar markën e tyre. Beqiraj shprehet se interesi ka ardhur në rritje, po ka ende hapësira për më shumë ndërgjegjësim.
Me mbrojtjen e markës në Shqipëri, bizneset kanë mundësi që të operojnë edhe në shtetet e tjera normalisht.
Marka është e vlefshme për një biznes për një periudhë 10 vjeçare që nga momenti i regjistrimit dhe më pas është e nevojshme që të ripërtërihet.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.