Studentët dhe pedagogët drejt emigrimit – Pedagogu Prifti: Alarmante, 1/3 e tyre janë larguar jashtë vendit në 10-vjeçarin e fundit
1/3 e stafeve akademike shqiptare janë larguar nga Shqipëria në 10 vjeçarin e fundit.
Një studim i Giz Albania tregon se pedagogët në universitete kanë gjetur si zgjidhje largimin për një punë dhe jetë më të mirë.
Pedagogu i fakultetit ekonomik Rezart Prifti thotë se sistemi arsimor universitar po boshatiset me ritme të shpejta.
Sipas pedagogut asnjë masë nuk është marrë për frenimin e këtij fenomeni jo vetëm tek studentët por edhe tek pedagogët.
Investimet në universitete me politika nxitëse por dhe rritja e nivelit kulturor janë dy aspektet që kjo qeveri sipas pedagogut Prifti duhet të investojë.
Marinela Lina/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.