Studimi: Taksat e papritura ndaj kompanive europiane të energjisë ‘dobësohen’ nga lobimi intensiv!
Studimi nga Fossil Free Politics shqyrton pesë raste studimore, duke përfshirë në Itali, Spanjë dhe MB, ku bizneset arritën, në disa raste, të anashkalojnë masat ose të lobojnë kundër zbatimit efektiv të tyre. Në Itali, për shembull, gjigandi i energjisë Eni pa fitimet e tij neto më shumë se dyfish vitin e kaluar për shkak të rritjes së çmimit të gazit, por shmangu një taksë të papritur prej 25%, e cila u vendos nga ish-qeveria e udhëhequr nga Mario Draghi.
Në Republikën Çeke, pronari i kompanisë fosile EPH kërcënoi publikisht se do të zhvendoste një nga kompanitë e tij jashtë vendit për shkak të një takse të propozuar, të projektuar fillimisht për të mbuluar fitimet e tepërta nga viti 2022 me një taksë 100%, e cila përfundimisht u vonua deri në vitin 2023 dhe u reduktua në 60%. .
Gjithashtu, Spanja pa disa probleme në aplikimin e taksës së saj të papritur: një taksë prej 1.2% të të ardhurave të kompanive që nga viti 2022, kur fitimet e kompanive u rritën me 35%.
Në shtator 2022, BE ra dakord për një taksë të përkohshme për kompanitë e karburanteve fosile, e aplikuar për fitimet që tejkalojnë 20% të fitimeve mesatare të një kompanie gjatë katër viteve të mëparshme. Aktivistët pretendojnë se taksa u zvogëlua nga një shoqatë lobimi për karburantet fosile.
Sipas raportit, ka pasur mbi 200 takime midis zyrtarëve të BE-së dhe lobistëve të karburanteve fosile një vit pas pushtimit të Rusisë: pothuajse një në ditë pune.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.