Suedi, 2.8 miliardë euro ndihmë për familjet – Financimi do të shërbejë për të paguar faturat e gazit

Qeveria e Suedisë do të ndihmojë familjet që të përballojnë rritjen e çmimit të gazit me një fond ndihmash prej 2.8 miliardë euro.
Lajmi u konfirmua nga kryeministrja e vendit Magdalena Andersson, e cila tre javë para zgjedhjeve, prezantoi masën e marrë në kuadër të konfliktit ruso – ukrainas. Ajo u shpreh para gazetarëve se nuk do të lejohet që presidenti rus Putin të mbaje peng familjet dhe industritë e Suedisë.
Me çmimet e gazit në rritje të vazhdueshme në Suedi janë gjithnjë e më të shumtë ata që për t’u ngrohur i janë rikthyer oxhaqeve dhe sobave me dru. Kjo situatë e krijuar, sipas tregtarëve, ka shkaktuar një rritje të fortë të kërkesës në krahasim me vitet e kaluara.
Nëse rikthimi tek oxhaku lehtëson faturat, rritja e impianteve me dru do të çojë në rritjen e prodhimit të dioksidit të karbonit dhe pluhërave të butë sidomos në rastin e impianteve disa vjeçarë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.