Surprizon konsumatori shqiptar/ BSH: Rritet me 1.7 pikë Treguesi i Besimit Konsumator, por përkeqësohet ndjesia ekonomike
Banka e Shqipërisë, nëpërmjet vrojtimit të besimit të biznesit dhe konsumatorit, sinjalizon se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) ka rënë më tej, me një pikë përgjatë muajit Prill 2022 duke zbritur në 102 pikë, nga 103 pikë që ishte gjatë muajit mars. Prilli është muaji i katërt me radhë në rënie për këtë tregues.
Sipas institucionit, kjo rënie udhëhiqet nga përkeqësimi i besimit në sektorin e industrisë, shërbimeve dhe të tregtisë. Nga ana tjetër, treguesit në rritje janë ai i ndërtimit dhe ai i konsumatorit, të cilët të kanë ndikuar në frenimin e prirjes rënëse të indikatorit të përgjithshëm.“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat për të kuptuar se si kanë ndryshuar vlerat e treguesve të besueshmërisë sipas sektorëve bazë të ekonomisë; përkatësisht Treguesi i besimit të industrisë , Treguesi i besimit në ndërtim, Treguesi i besimit në shërbime, Treguesi i besimit në tregti, Treguesi i besimit konsumator…..Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.