Tarifa të reja për licencat e energjisë – ERE, Ahmeti: Kompanitë duhet të tregojnë kapacitete financiare

Enti Rregullator i Energjisë ka ndryshuar rregullat dhe procedurat që ndiqen për dhënien apo modifikimin e licencave në sektorin energjisë elektrike.
Ndërkohë që, sipas kreut të ERE-s, Petrit Ahmeti e rëndësishme është që kompanitë të ytregojnë kapacitete finaciare për të kryer aktivitetin e tyre.
Paralelisht, janë përcaktuar edhe tarifat e reja që duhet të paguajnë kompanitë që do të licencohen në aktivitetin e prodhimit, transmetimit apo tregtimit të energjisë elektrike.
Për hidrocentralet, tarifat varen nga numri i impinateve.
Ndërkaq, sipas rregullores së re, për transferimin e licencave do të paguhet gjysma e tarifave të mësipërme.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.